ZYRTARE: Skuadra nga Serie A prezanton Gabbiadinin

Manolo Gabbiadini ka kompletuar transferimin nga Southampton te Sampdoria, duke i dhënë fund qëndrimit dy vjeçar në Premierligë.

27 vjeçari, sot (e premte) ka finalizuar transferimin, duke u prezantuar te skuadra e Sampdorias.

“Mirë se kthehesh Gabbiadini”, shkruan faqja zyrtare e klubit italian, duke konfirmuar rikthimin e tij në ‘Luiggi Ferraris’.

Gabbiadini ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e Sampdoria, ku qëndroi për dy sezone, dhe në 47 paraqitje në Serie A, kishte shënuar 15 gola.

Fakt interesant është se Gabbiadini edhe gjatë qëndrimit dy vjeçar te Southampton, ka regjistruar po ashtu 47 paraqitje në Premierligë, duke shënuar 10 gola.

Te Sampdoria, Gabbiadini do të mbajë fanellën me numër 23.