ZYRTARE: Gabigol bëhet me skuadër të re

Gabriel Barbosa ka ndërruar skuadër, por do të mbetet në Brazil.

Flamengo kanë njoftuar se kanë huazuar sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa deri në fund të sezonit në Brazil.

Skuadra braziliane në faqen zyrtare të klubit kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Interin për sulmuesin 22 vjeçar, i cili do të jetë pjesë e Flamengos deri në fund të sezonit 2019, që në Brazil përfundon në dhjetor.

Barbosa, kartonin e të cilit e ka Interi, edhe sezonin e kaluar e kaloi në Brazil, ku ishte pjesë e Santos, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i ligës.

Edhe pse në videon e prezantimit është shfaqur me numrin 12, Gabigol te Flamengo do të mbajë fanellën me numrin 9, e cila është liruar nga Paulo Guerrero.