• E mërkurë / Jan-23 07:06
  • Kontakt

Vucic reagon me simpati për deklaratat e Isa Mustafës

Vucic reagon me simpati për deklaratat e Isa Mustafës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës, i cili ka thënë se i pëlqen qëndrimi i Isa Mustafës lidhur me komentimin e letrës së Donald Trump, që iu dërgua dy presidentëve atij ë Kosovës dhe atij në Serbi.

Ai ka thënë se nuk pret heqje të shpejtë të taksës, edhe pse shpreson një gjë të tillë, ‘të shohim se çfarë vendimi do të merret në Prishtinë’.

‘Mendoj se tash do jetë më e lehtë pasi LDK ka dal, publikisht me vlerësimet e veta për heqjen e taksës 100 % për produktet serbe’, ka thënë presidenti serb, për agjensinë e lajmeve beta.

LDK sipas Vucic, është një parti serioze në Kosovë dhe duket të jetë edhe partia më e fuqishme në përkrahjen e përgjigjthshe, duke menduar në sondazhet e fundit.

Ndërsa, Vucic ka folur edhe për çështjet e brendshme të Serbisë, duke mos i cilësuar si serioze protestat e opozitës, që në një nga kërkesat e tyre ishte edhe transparenca e planit të Serbisë se si do të veprohet me Kosovën, e që për qeverinë në Beograd është e papranueshme.

‘Kërkesat e opozitës janë aq të kota, saqë nuk kam fjalë të tjera’, ka thënë Vucic.

Për fund, Vucic shtoi se pas heqjes së taksës 100, menjëherë pret nisjen e dialogut.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48