Ozil larg e më larg Arsenalit, ja ku mund të transferohet

E ardhmja e Mesut Ozil te Arsenali është ende në ajër.

Mesut Ozil e ka humbur vendin e titullarit te Arsenal, pasi Unari Emery po e preferon para tij Matteo Guendouzi apo Lucas Torreira.

Mesfushori gjerman është i lidhur me një largim nga Arsenali qysh në këtë muaj, por që skuadra londineze nuk dëshiron ta shet atë deri në fund të këtij sezoni.

Emery është në dilemë të madhe rreth cilësive të Ozil, andaj do t’i jap një mundësi tjetër deri në fund të këtij sezoni.

Nëse mesfushori vazhdon me formë të dobët, atëherë nuk përjashtohet shitja e tij, ndërsa Inter mbetet i interesuar për shërbimet e tij.