Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Uellsit, Ian Rush pretendon se mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka bërë një vendim fantastik për t'u bashkuar me bardhezinjtë.
aron Ramsey është i vendosur të nënshkruajë me Juventusin pasi kontrata e tij me Arsenalit skadon këtë verë, dhe Rush – i cili e kaloi sezonin 1986-87 me Zonjën e Vjetër – beson se vendi i tij ka atë që duhet të jetë ‘diçka e veçantë’ në Torino.
“Mendoj se transferimi te Juventusi është një lëvizje fantastike për të, do ta shijoj shumë”, tha fillimsiht Rush.
“Ai do të ketë kohë gjashtë muaj ta mësoj gjuhën dhe 12 muaj të tjerë të ambientohet me klimën, ushqimin dhe bashkëlojtarët e rinj.
“Por, unë mendoj se Aaron do të jetë i veçantë për Juventusin dhe jam i sigurt se do të kënaqet me të”, ka përfunduar ai.