Werder Bremen e mposhti Augsburgun në kuadër të javës së Augsburgut me rezultat, 4:0.
Milot Rashica shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës.
“Ishte një javë e madhe dhe një fitore e rëndësishme sot”, tha lojtari kosovar pas ndeshjes.
“Ne filluam ndeshjen mirë, shënuam herët dhe më pas shkuam edhe më larg.
“Ne e kontrolluam ndeshjen. Ne e kemi planifikuar këtë edhe në stërvitje.”, ka shtuar më tej Rashica.