Këngëtari Sabri Fejzullahu duket se është bërë nostalgjik për kohën e shkuar, atë kur qëndronte përkrah ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Këtë la të kuptohet pasi në llogarinë e tij në Instagram e ka ndarë me ndjekësit një foto bashkë me tashmë të ndjerin dhe i ka shkruar disa fjalë të mëdha për të.
“Presidenti im. Presidenti Historik i popullit Shqiptare qe kurr nuk do te vdes.Miku im i diteve Studentore”, ka shkruar ai pranë fotos.