Mpenza: Hazard duhet të luajë për këtë skuadër

Emile Mpenza ka kërkuar nga Eden Hazard që të largohet nga Chelsea.

Legjenda e Belgjikës, Emile Mpenza, ka thënë se Eden Hazard duhet të largohet në verë nga Chelsea,

Sipas legjendës belg, bashkëkombësi i tij duhet të largohet nga skuadra londineze, pasi tashmë ka shkruajtur historinë.

“Mendoj se ai tashmë e ka shkruar historinë te Chelsea, andaj duhet të transferohet diku tjetër”, ka thënë Mpenza.

“Një lojtar dëshiron të largohet te një skuadër tjetër për tu zhvilluar edhe më shumë. Real Madrid i ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve rresht, gjë të cilën nuk e ka fituar te Chelsea.

“Nëse ai dëshiron të zhvillohet, ai mund të bëhet edhe më i fortë te Real Madrid.”, ka shtuar më tej ai.