Deschamps zbulon nëse Pogba do të rikthehet te Juventus

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka folur me Sky Sport përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid - Juventus.

Didier Deschamps ka folur për ndeshjen që do ta zhvillojë Juventusi ndaj Atletico Madridit nesër (e mërkure) në Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e Paul Pogbas, duke mos e refuzuar rikthimin e tij te torinasit.

“Unë ende nuk e di nëse do të rikthehem ndonjë herë në Serie A. Ndihem mirë që jam trajner i ekipit tim kombëtar, ne ende kemi shumë objektiva për të arritur, si futbollist, kam kaluar shumë kohë në Itali dhe jam i lidhur me këtë vend”, ka thënë Deschamps.

“Pogba te Juventus? Ai është duke bërë mirë në Manchester United, ai është i lumtur atje, por gjithçka mund të ndodhë në futboll, çdokush mund të lëvizë nga një klub në tjetrin.”, ka shtuar më tej ai.