Arsene Wenger në verën e kaluar i dha fund qëndrimit 22 vjeçar te Arsenal, ndërsa nga ajo kohë ka mbetur pa skuadër, duke refuzuar pensionimin.
Francezi muajt e fundit ka qenë i lidhur me një numër të madh të skuadrave, përfshirë edhe Real Madridin.
“Arsene gjithmonë ka thënë se nuk do të dëshironte të rikthehej në Premierligë shkaku i dashurisë për Arsenalin, duke mos u ndjerë mirë nëse do të luante kundër Arsenal”, ka thënë Seaman.
“Por, sigurisht koha është ilaç dhe ai mund të mendojë: “Dua të kthehem atje dhe të provojë se disa njerëz ishin gabim”.
“Për mua, Arsene mori shumë kritika që nuk ishin të merituara gjatë viteve të fundit në Arsenal”/
“Duket sikur mund të ketë një boshllëk te Chelsea shumë shpejtë, varësisht nga tre ndeshjet e ardhshme, të cilat janë tri ndeshje të mëdha për Chelsean”.
“Ai do të tregohej i madh atje, mendoj. Ai do të ishte i përsosur kudo, ai është një trajner fantastik”.