• E mërkurë / May-08 06:32
  • Kontakt

Barcelona me transferim nga Franca

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Lille, Nicolas Pepe.

Sulmuesi i talentuar i Lille, Nicolas Pepe, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit, pasi po kërkohet nga shumë skuadra.Në mesin e tyre, është edhe Barcelona, që e vendosur ka hyrë në garë për 23 vjeçarin.Për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, Barcelona duhet të mposhtë garën me francezët e PSG, që po ashtu janë të interesuar.Pepe, është pjesë e Lille që nga viti 2017, dhe në 59 paraqitje ka shënuar 29 gola.