Samanta vjen në poza joshëse

Samanta vjen në poza joshëse

Pos që është një këngëtare e pëlqyer, Samanta Karavella shpesh merr vëmendjen e faqeve rozë edhe përmes imazheve që i publikon në rrjetet sociale.

Këngëtarja numëron mbi gjysmë milion ndjekës në Instagram, andaj fotografitë e publikuara marrin dhjetëra mijëra pëlqime.

Gjatë fundjavës, Samanta e ka publikuar një imazh, në të cilin ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme. Megjithatë, ajo është kujdesur që të mbrohet modestia e saj.

Në profilin e saj në këtë rrjet social janë publikuar edhe shumë imazhe të tjera që vënë në plan të parë dukjen dhe figurën trupore të këngëtares.

Bashkëpunimi me Elinel, “Vonë”, është një prej realizimeve më të fundit të Samantës që është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat e saj.