Shënohet dita e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Shënohet dita e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë është shënuar sot dita e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi.

Shkolla “Ibrahim Kelmendi” ka filluar punën para 54 viteve ku dhe ka ndërruar disa objekte, gurëthemeli i objektit të sotshëm është bërë në vitin 1965.

Shkolla njëher kishte emrin “18 nëntor” më pas “15 nëntori” ndërsa nga viti 2008 mban emrin e prof. Ibrahim Kelmendi

Fjalën përshëndetse e mori drejtoresha e kësaj shkolle Besa Sahiti ku përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti sukseset e nxënësve të kësaj shkolle nëpër gara regjionale dhe republikane.

Programi vazhdoi me recitime, muzikë dhe valle të përgatitura nga kori i nxënësve të kësaj shkolle.