Ngatërron gotën e tekilës me të kripës, argjentinasja e gëlltit të tërën – vjell nga shija e keqe

Ngatërron gotën e tekilës me të kripës, argjentinasja e gëlltit të tërën – vjell nga shija e keqe

Pas disa gotave, duket se alkooli bëri të vetën dhe një vajzë e cila po festonte me disa shoqe, derisa u bë gati edhe për një gotë tjetër me tekila e ngatërroi me gotën e mbushur me kripë.

E ky moment i pazakontë është filmuar me telefon të mençur në një kafiteri në Buenos Aires të Argjentinës, ku pas këtij gabimi vajza e re menjëherë e vjell kripën

Kjo vajzë e re kishte dalë të festoj me disa shoqe, por një moment shpërqendrimi i kushtoi “shtrenjtë” në vend se ta marr gotën me tekilë ajo e ngatërroi me atë të kripës.

Megjithatë e gjithë ngjarja është përcjell me sportivitet, pasi “viktima” së bashku me shoqet është parë duke qeshur pasi volli kripën që e gëlltiti duke menduar se është alkool.