Ish-gjyqtari i Ligës Premier: Robertson duhej të përjashtohej nga loja pas veprimit ndaj Messit

Ish-gjyqtari i Ligës Premier: Robertson duhej të përjashtohej nga loja pas veprimit ndaj Messit

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Mark Halsey ka thënë se Andy Robertson duhet të përjashtohej nga loja, pas incidentit me Lionel Messin.

Nga dy gola të shënuara prej Georginio Wijnaldum dhe Divock Origi, ishin vendimtare që Liverpool të kalonte në finale të Ligës së Kampionëve, por edhe që ishte një përmbysje e madhe.

Por, Andy Robertson mund të përjashtohej lehtësisht nga loja, pas ndërhyrjes që bëri në Messin.

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Halsey e ka komentuar atë veprim, duke thënë se mbrojtësi i Liverpoolit duhej të përjashtohej nga loja.

“Nuk mund ta argumentosh atë veprim, Andy Robertson duhet të përjashtohej nga loja, pasi e shtyu Messin në kokë”, tha fillimisht ai.

“Rregullat tregojnë qartë se një lojtarit nuk i lejohet që të bëjë veprime të tilla ndaj kundërshtarit dhe nga gjyqtari i ndeshjes, lojtari duhet përjashtuar nga loja.

“Momentin që ju e godisni kundërshtarin mbi qafë e sipër, atëherë automatikisht është karton i kuq.”, ka shtuar më tej Mark Halsey.