Ajaxi me video emocionuese pas eliminimit: Kokë lartë, gjoksin para

Ajaxi është eliminuar nga Liga e Kampionëve me një gol të pranuar në minutën e fundit të kohën shtesë.

Tottehami e fitoi atë ndeshje 3-2 dhe fal golave si mysafirë kaloi tutje.

Por ky Ajax nuk do të harrohet për një kohë të gjatë, pasi dhuroi shumë emocione dhe bëri shumë tifozë për vetë.

Faqja zyrtare e klubit ka lëshuar një video ku i’u thotë lojtarëve: “Kokën lartë, gjoksin para”, duke i falënderuar për emocionet.

“Kështu, kjo ishte. Ëndrra vdiq… U shkatërrua në momentin e fundit. Ishim shumë pranë. Vetëm disa sekonda larg historisë…”, thuhet ndër të tjera në video.

“Sezoni ynë ende nuk është mbyllur”, tregon se Ajaxi ka edhe disa ndeshje për ta fituar titullin.

Por klubi holandez thotë se do të ringritën sërish, siç kanë bërë gjithmonë.

Ajaxi ishte vetëm pas sekonda larg finales pas 22 vitesh.

Video më poshtë nuk ka nevojë për koment, pasi shumë prej atyre që e duan futbollin do të emocionohen.