Pezullohen xhirimet e filmit për James Bondin

Pezullohen xhirimet e filmit për James Bondin

Xhirimet e filmit të ardhshëm rreth agjentit të famshëm, James Bond thuhet se është pezulluar pasi Daniel Craig ka plagosur kyçin e këmbës.

Aktori anglez 51 vjeç, thuhet se ka lënduar veten ndërsa filmonte filmin e ardhshëm – aktualisht i quajtur Bond 25 – në Xhamajka.

Siç pritej, ai ishte gjithashtu shumë i zemëruar që kjo kishte ndodhur. Ai hodhi xhaketën në terren pas lëndimit”, kanë pohuar burimet e afërta me aktorin 51-vjeçar.

Xhirimet për filmin filluan muajin e kaluar, katër vjet pasi filmi i mëparshëm rreth Bondit, Specter, u shfaq në ekranet e mëdha të kinemave.

Ndryshe, për shumë kohë është pretenduar se skenari për filmin e pa titulluar është duke u ri-shkruar pafundësisht nga një komitet i përbërë nga prodhuesit, Cary Joji Fukunaga, Phoebe Waller-Bridge dhe 007 vetë, Daniel.