37 ushqimet më të mira për t’u dobësuar

Ushqimet ndikojnë në formimin e kockave, parandalimin e sëmundjeve kronike, përmirësojnë shikimin dhe mbajnë mendjen në formë...

Por a e dini se ka prova se këto ushqime ju ndihmojnë edhe të humbni në peshë e të qëndroni elegantë. Ushqimet për rënien në peshë, nga dieotologia amerikane Sarah Klein janë quajtur superushqimet. Disa prej tyre janë:

Fasulet e zeza

Një filxhan me fasule të zeza përmban 15 gramë proteina dhe asnjë lloj yndyre tjetër në burime të tjera proteinike, si mishi i kuq.

Tërshëra

Tërshëra janë të pasura me fibra, kështu një vakt në të cilin tërshëra është pjesë, ju bën të ndjehen plot gjatë gjithë ditës. Vetëm një gjysmë filxhani përmban 4.6 amidon, një karbohidrat i shëndetshëm që djeg yndyrnat dhe fuqizon metabolizmin

Avokado

Nuk ka asnjë arsye të frikësohemi nëse konsumojmë yndyrna, sigurisht nëse konsumojmë ato të duhurat. Acidi oleik, një lëndë përbërëse që ndodhet në yndyrnat e shëndetshme të avokados, mund të bëjë që trupi juaj të ‘heqë dorë’ nga uria. Prini një çerek ose gjysmë avokadoje dhe ajo do t’ju ndihmojë të shkrini të gjitha yndyrnat në bark. Ky frut është gjithashtu i pasur me fibra dhe proteina.

Salmoni

Burimet e varfra në proteina ju ndihmojnë të ndjeheni plot pa konsumuar yndyrna. Megjithatë, 50% e femrave të moshës 18 deri 50 vjeç nuk e dinë nëse ata marrin sasinë e mjaftueshme Salmoni është një zgjidhje shumë më me leverdi se sa mishi i kuq.

Boronica

Të mirënjohura për efektin e kundra-plakjes, boronicat, edhe pse të vogla, janë një figurë e fuqishme ushqimore për njeriun. Një filxhan me boronicë ju jep vetëm 80 kalori dhe ndihmon që stomaku juaj të ndihet plot me 4 gramë fibër.

Brokoli

E gatuar apo e gjallë, kjo perime është e mirënjohur për fuqinë parandaluese të kancerit, Por mjafton të konsumojmë vetëm një grusht brokoli, që na jep më pak se 30 kalori, që të parandalojë edhe problemet me rritjen në peshë.

Orizi ngjyrë kafe

Orizi i kaftë të bën mirë për zemrën, me përmbajtjen e fibrave që ka. Është një alternativë e mirë për të zëvendësuar edhe orizin e bardhë. Një gjysmë-filxhani me oriz kaf përmban 1.7 gramë amidon, karbohidrat i shëndetshëm për metabolizmin. Ai djeg edhe dhjamin gjithashtu. Orizi kaf është edhe një ushqimë me densitet të ulët energjie, që do të thotë se është i rëndë, të mbush stomakun por të jep pak kalori.

Dardha

Vetëm një dardhë përmban 15% të shumës së fibrave të rekomanduar në përditshmëri. Një studim arriti në përfundimin se gratë që hanin tre dardha në ditë, konsumonin më pak kalori dhe humbnin në peshë më shumë se ata që nuk hanin dardha.

Vera

Resveratroli, antioksidanti i famshëm që gjendet në lëkurën e rrushit, ndalon ruajtjen e yndyrnave. Studimet tregojnë se verë-pirësit e moderuar kanë më pak bark se sa konsumatorët e alkoolit. Një gotë në ditë djeg kaloritë tuaja në më pak se 90 minuta.

Qitro

Edhe nëse nuk ndryshoni asgjë në dietën tuaj, të hani gjysmë qitroje përpara çdo vakti do t’ju ndihmojë të humbni  gjysmë kilogrami në javë. Një përbërës i këtij fruti zvogëlon insulinën, një hormon që ‘magazinon’ yndyrnat, dhe si pasojë ju bën të humbni peshë. Është gjithashtu një burim i mirë proteinash, përmban 90% ujë. Ju mbush stomakun e ju bën të hani më pak.

Fasulet e kuqe

Një nga llojet e fasuleve që duhet futur në listën e dietës suaj janë fasulet e kuqe. Ato janë të pasura me proteina dhe fibra. Ato përmbajnë edhe amidon.

Bajamet

Arrat janë një tjetër superushqim i pasur me yndyrna të shëndetshme që ju ndihmojnë të bini në peshë. Bajamet në veçanti. Në një studim njerëzit që shtonin në dietën e tyre bajamet , humbnin më shumë peshë në krahasim me ato që nuk i konsumonin.

Manaferrat

Manaferrat janë fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frut i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to. Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë se një gotë me manaferra përmbush 61 për qind të nevojës ditore për vitaminë C, dhe gjithashtu ato përmbajnë shumë kalium, fibra dhe resveratrol, një substancë që gjendet edhe tek rrushi që mbron zemrën.”

Majdanozi

“Majdanozi sjell një numër shumë të lartë përfitimesh në organizëm dhe ka në përbërje e tij fibra, hekur, tiaminë, zink, folate, fosfor, vitaminë K dhe shumë të tjera,” thotë Ellis. Për më tepër ka një aromë të mrekullueshme si dhe rrit prodhimin e acideve që përshpejtojnë tretjen. Një trakt digjestiv i shëndetshëm është çelësi për humbjen e kilogramëve, shton Ellis.

Ananasi

Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike. Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi. “Ky frut i ëmbël tropikal është një ushqim perfekt për lëng apo smoothie në verë,” thotë Beth Aldrich autorja e një libri mbi ushqimin.  “Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelin, që nxit tretjen e proteinave dhe pastron gjakun. Si një superushqim me veti anti-inflamatore, ananasi ul fryrjet e barkut.”

Pjepri i hidhur

Pjepri i hidhur gjendet pothuajse në të gjitha tregjet aziatike dhe ndihmon për tretjen dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. “Mbajtja e nivelit të sheqerit nën kontroll është e rëndësishme nëse doni të bini nga pesha,” thotë Nicole Kuhl, nga Lifespan Medicine. “Shumë sheqer në gjak i dërgon një sinjal pankreasit për të çliruar hormonin e insulinës. Duke mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll, do të reduktoni dhjamin.” Pjepri i hidhur në mjekësinë kineze është edhe ushqim edhe ilaç. Kina e përdor këtë ushqim për të vrarë bakteriet, viruset dhe disa qeliza kancerogjene, po ashtu për reduktimin e inflamacionit dhe pastrimin e gjakut.

Fiku

Në shumë kultura fiku konsiderohet dhe si ushqim dhe si ilaç. Ai është një multivitaminë e vërtetë. I pasur në fibra dhe kalium është një frut perfekt për verë, por edhe për të rënë nga pesha. Megjithëse ka sheqer, por ky sheqer është natyral jo i përpunuar. Trupi ka nevojë për sheqer, por vetëm për atë natyralin.

Pjeshkët

“Pjeshkët kanë vitamina dhe minerale, përfshirë vitaminat A dhe C, kalium dhe hekur si dhe fibra,” thotë dietologia Lauren O’Connor.  “Një pjeshkë ofron vlera të larta fibrash që ndihmojnë procesin e tretjes si dhe përmban beta carotene, ashtu si dhe patatja e ëmbël karota apo dhe ushqimet e tjera me ngjyrë portokalli. Pjeshka po ashtu është një nga frutat më të mira për lëkurën.”

Specat jo djegës

Specat futen tek superushqimet që rrëzojnë kilogramët e tepërt, falë capsaicin-ës një përshpejtues natyror i metabolizmit, thotë Lisa C. Cohn, dietologe nga Nju-Jorku. Përdorni speca përditë në sallatë pasi me vetëm një spec ju përmbushni nevojat ditore për vitaminë C. Gjithashtu një spec në ditë është dhe kura juaj natyrore kundër rrudhave dhe plakjes së lëkurës.

Kumbullat

Kumbullat përmbajnë shumë vlera ushqyese përfshi vitamina dhe minerale si dhe kanë shumë pak kalori. Ato përmbajnë antioksidantë tepër të fuqishëm dhe përmbajnë tepër substanca kundër problemeve me zemrën, kancerit të zorrës së trashë, artritit problemeve me zorrët etj. Kumbullat gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kaliumi dhe vitamine K.

Shalqiri

Shalqiri renditet në vendet e para të listës së ushqimeve të verës. Ai na freskon dhe është një frut që shuan etjen. Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mire për shëndetin. Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë. Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrna. Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t’u dobësuar quhet citrulline. Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi. Shalqiri përmirëson humorin. Ka vitaminë B6, një përbërës i rëndësishëm ushqimor përgjegjës për qetësimin e humorit.  Për më tepër përmbajtja e vitaminës C mbron trupin kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë shumë probleme në organizëm përfshi edhe depresionin. Shalqiri ndihmon edhe në ekuilibrimin hormonal, të cilat ndikojnë në humorin tuaj. Duke ngrënë më shumë shalqi gjatë ditës është një hap drejt përmirësimit të humorit, reduktimit të stresit dhe luftës kundër depresionit dhe ankthit.

Rrushi

I pasur në vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë ai ka veti anti-inflamatore, dhe mbron nga diabeti i tipit 2, thotë Kara Ellis. “Rrushi ka përmbajtje të lartë uji, është një frut i shkëlqyer për verë dhe ju ndihmon të ndiheni të ngopur. Sipas studimeve të shkencëtarëve amerikanë, ka rezultuar se resveratroli mund të përfshihet edhe në terapinë kundër obezitetit. Resveratroli është një antioksidant që prodhohet nga bimët me qëllim që ata të mbrohen nga patogjenët. Burim i mirë i tij është vera e kuqe dhe rrushi.

Çaji jeshil

Çaji jeshil hidraton trupin, dhe ju bën të ndiheni të mbushur, por ndërkohë ul disa gramë nga trupi juaj. Antioksidantët që ndodhen në çajin jeshil djegin yndyrnat dhe kaloritë. Një studim tregoi se 5 filxhanë në ditë mund t’ju ndihmojnë të humbni dy herë më shumë peshë.

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë një burim i mirë proteinash dhe fibre. Gjysmë filxhani me thjerrëza shpërndan 3.4 gramë amidon, që ju ndihmon për fuqizimin e metabolizmit dhe djeg yndyrnat.

Bananet

Bananet janë një superushqim që ndodhet në zemër të Dietës së Shëndetshme. Me 12.5 amidon  që ato përmbajnë fuqizon metabolizmin.

Vezët

Kur bie fjala për rënie në peshë vezët nuk kanë një reputacion të mirë. Por e mira është që ta konsumoni atë në mëngjes, sepse duke qenë e ngarkuar me proteina frenon oreksin tuaj. Një studim zbuloi se femrat mbi peshë që konsumonin vezë në mëngjes humbin dy herë më shumë peshë se femrat që e fillonin ndryshe mëngjesin e tyre. Dhe mos u shqetësoni për kolesterolin. Veza nuk përmban sasi të larta kolesteroli të keq.

Çokollata e zezë

Të apasionuarit pas çokollatës duhet të gëzohen. Një copë çokollate e zezë ngadalëson tretjen dhe jubën të ndiheni plot, këtshtu që do hani më pak në vaktin e radhës.  Studimet tregojnë se konsumimi i dietave të pasura në yndyrna të shëndetshme e ndihmon metabolizmin të djegë yndyrnat e këqija dhe kaloritë.  Çokollata e zezë ndihmon në frenimin e dëshirave për të konsumuar kripë e  ëmbëlsira të tjera.

Portokallet

Më shumë se sa 59 kalori, nuk mund të prisni nga portokalli, por falë një doze të madhe fibrash, renditet si një nga frutat më të mira. Të ndjerit e stomakut plot, ju bën të konsumoni më pak gjatë ditës.

Patatet

Është e vërtetë, që patatet janë të pasura në karbohidrate, por ato ju mbushin tre herë më shumë se sa një copë buke e bardhë. Përbëjnë një nga ushqimet me indeksin më të madh të ngopjes. Patatet janë të pasura dhe me amidon, që ndihmojnë të djegin yndyrën në trupin tuaj

Arra pishe

Të apasionuarit pas arrave, nuk do t’i duhet të kërkojnë për bajame. Këto fruta të thata të vogla përmbajnë acide yndyrore të shëndetshme për të shuar hormonet e urisë dhe për të djegur yndyrën. Një studim zbuloi se ndërrimi i ushqimeve pa yndyrë me arrat që përmbajnë yndyrë të shëndetshme i ndihmon njerëzit mbipeshë të humbin peshë pa qenë nevoja të reduktojnë kaloritë dhe të shtojnë ushtrimet fizike.

Fasulet e bardha

Një gjysmë filxhani me fasulet e bardha të pasura me fibra përmbajnë pothuajse 4 gramë amidon, karbohidrati i shëndetshëm për fuqizimin e metabolizmit.

Djathi

Djathi i freskët i dhisë dhe acidi yndyror që përmban, ndihmon të ndjeni stomakun plot dhe djeg yndyrnat.  Nëse konsumoni djathë vazhdimisht do të merrni dhe përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme.

Qumësht me sasi të pakët yndyre

I njëjti acid yndyror që ndodhet tek djathi ndodhet edhe tek qumështi. Proteinat që qumështi përmban do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kalciumi që qumështi ka, gjithashtu mund t’ju ndihmojë. Sipas një ushqimi femrat digjnin më shumë yndyrna dhe kalori kur konsumonin 1000 – 1400 miligramë kalcium në ditë.

Bizelet e pulës

Për çdo gjysmë filxhani me bizele pule, ndodhen 2 gramë amidon. Ato janë një burim i mirë fibrash, proteinash dhe yndyrnash shëndetësore.

Elbi

Elbi përbën një ushqim plotësues për një vakt me pak kalori, duke shtuar fibra dhe 2 gramë amidon për çdo gjysmë filxhani.

Kuinoa

Një tjetër dietë kryesore e shëndetshme është kuinoa, që është e pasur me proteina që luftojnë urinë. Do të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë, dhe me pak kalori do të shmangni ngrënien e shumë vakteve.

Bananet jeshile

Bananet jeshile janë të pasura me 3 gramë amidon, një karbohidrat i shëndetshëm për të fuqizuar metabolizmin dhe për të djegur yndyrnat.