Jeta e Loris Karius nuk ka qenë më e qetë pas gabimit në finalen e Champions League të luajtur mes Liverpool dhe Real Madrid vitin e kaluar. Portieri luan tani te Besiktas, por edhe aty është vënë në shënjestër nga tifozët.
Episodi i fundit ka pasur lidhje me të fejuarën e portierit, Sophia Thomalla, makina e së cilës ka qenë viktimë e një akti vandal. Në një nga anët e saj, në fakt, është shkruar “Loser” (dështak).
Ajo ka bërë një postim në Instagram, duke e përkufizuar me ironi aktin si “gjenial”. Gjithashtu, Sophia ka postuar edhe një fotografi ku shfaqet duke u munduar të pastrojë makinën, të shoqëruar me mesazhin: “Duhet ta pastroj këtë m.. vetëm”.