Halsey thyen gishtin në përpjekje për t’i shpëtuar një insekti

Halsey thyen gishtin në përpjekje për t’i shpëtuar një insekti

Pavarësisht që ka thyer gishtin, Halsey ka planifikuar t’i kryejë disa shfaqje në ditët në vijim. Përpjekja e këngëtares amerikane për një shpëtim të guximshëm të një insekti ka shkuar shumë keq.

Të mërkurën, këngëtarja 24 vjeçe, ndau një foto të saj të përgjakur, me gishtin e thyer dhe arsyeja për lëndimin nuk kishte të bënte me performancën.

Artistja e lindur në New Jersey tha se në një përpjekje për të shpëtuar një flutur, ajo përfundoi duke thyer gishtin e saj. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, doli që flutura tashmë kishte vdekur.

Këngëtarja duket se ka një afinitet për fluturat, pasi edhe në këngën e saj “Without me” shfaq insektet fluturuese.

Gjatë turneut botëror për albumin e saj të dytë Hopeless Fountain Kingdom, grumbulli i fluturave u lirua nga lart, në momentin kur Halsey performoi “Alone” në skenë.

Këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e këngës “Boys With Luv”, bashkëpunimin e saj me BTS të K-pop dhe ‘single-in’ e saj “Nightmare”, ku deri më tani ka fituar 25 milionë klikime në Spotify që kur u publikua më 17 maj.