Hummels afër rikthimit të bujshëm te Dortmund

Mats Hummels mund ta bëjë një rikthim të befasishëm te Borussia Dortmund.

Mbrojtësi gjerman ka tri vite që iu bashkua Bayernit nga Dortmund për 35 milionë euro.

Në fakt ka qenë një rikthim i Hummels te Bayerni, pasi qendërmbrojtësi gjerman është një bavarez që hapat e parë në karrierën e tij i ka marrë pikërisht tek kampioni aktual gjerman.

Pasi nuk kishte hapësira te Bayerni, Hummels iu bashkua Dortmundit në vitin 2008 ku qëndroi për tetë vite në ‘Westfalen stadion’.


Por tani pas 118 ndeshjeve zyrtare me Bayernin në tri vitet e fundit, mbrojtësi gjerman nuk do të vazhdoj më në Allianz Arena.

E ardhmja e tij duket larg Munichut dhe sipas Sport Bild, Borussia Dortmund po synon ta rikthejë atë në skuadër.

Rikthimi i 30-vjeçarit pritet t’i kushtojë Dortmundit rreth 20 milionë euro.

Për Hummels ka pasur interesime edhe nga skuadra tjera evropiane, por dëshira e tij është të qëndrojë në Bundesliga.