Unitedi mund ta marrë Iscon apo Balen në këmbim të Pogbas

Unitedi mund ta marrë Iscon apo Balen në këmbim të Pogbas

Real Madridi mund të ofrojë Gareth Balen ose Isco Alarconin për ta transferuar në këtë verë Paul Pogban nga Manchester United.

Gjiganti spanjoll është shumë afër ta transferojë mesfushorin francez, pasi edhe ky i fundit dëshiron të punojë së bashku me Zinedine Zidanen.

Duke dhënë një intervistë nga Tokio, Pogba ka thënë se dëshira e tij është që ta provojë një eksperiencë të re, pas tri vitesh qëndrimi te Manchester United.

Zyrtarë nga skuadra angleze kanë bërë të ditur se mesfushori francez nuk është në shitje, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të largohet nga Old Trafford.

Djajtë e Kuq mund të heqin dorë nga Paul Pogba, vetëm nëse Real Madridi paguan 160 milionë euro, por tani anglezët kanë pranuar një ofertë të re.

Manchester United mund ta ketë edhe si opsion Iscon për ta lënë të lirë francezin që të transferohet në Santiago Bernabeu, pasi më parë si opsion ishte edhe Gareth Bale.