E BUJSHME, JUVENTUSI INTERESOHET PËR TALENTIN SHQIPTAR

E BUJSHME, JUVENTUSI INTERESOHET PËR TALENTIN SHQIPTAR

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Juventus po punon për të afruar në skuadër mesfushorin e Kombëtares U-19.

Kleis Bozhanaj ka ngjitur një nga një shkallët në të gjithë ekipet kuqezi të moshave. Me ekipin Primavera të Empolit, ai numëron 22 ndeshje, 3 asiste dhe dy gola, shkruan “Panorama Sport”.

Talentet vlerësohen shumë në futbollin europian.Gazeta ka mësuar se Empoli është e interesuar për një shifër që kap edhe vlerën e milionave në monedhën euro për kartonin e shqiptarit, ndërkohë që negociatat po vijojnë mes palëve.