Levante shpërblen tifozët besnikë: Ofron mbi 14 mijë bileta falas

Levante shpërblen tifozët besnikë: Ofron mbi 14 mijë bileta falas

Levante e ka bërë një veprim për t’u duartrokitur, pasi ka shpërblyer tifozët besnikë me bileta falas për sezonin e ri në La Liga.

Klubi spanjoll ka njoftuar se ata do të dhurojnë 14.610 mijë bileta falas për sezonin e ri për tifozët që do të shkojnë në stadiumin ‘Estadi Ciutat de Valencia’.

Duke marrë parasysh se biletat falas janë dhënë sa gjysma e stadiumi të tyre, Levante ka menduar që aty të përfshije edhe 3.338 bileta për fëmijë, duke lënë 11.272 për të rritur.


Në njoftimin e skuadrës spanjolle bëhet e ditur se ata e kanë bërë këtë veprim në shenjë respekti dhe falënderimi për tifozët e tyre besnikë.

“Levante UD dëshiron t’i falënderojë të gjithë levantezët që na kanë ndjekur në sezonin e kaluar dhe ishin çdo ditë pranë klubit, duke na ndihmuar t’i arrijmë objektivat tona”, thuhet në njoftimin e tyre.

Klubi spanjoll arriti që më vështirësi të mbijetonte në La Liga, pasi ishte afër të kalonte në ligën e dytë, mirëpo përfundoi në pozitën e 15 me 44 pikë.