Podolski publikon fotografi nga spitali: Ndihem mirë pas operacionit

Rikthimi i Lukas Podolskit te Vissel Kobe është anuluar, pasi ish-lojtari i Arsenalit ka pasur një operacion në vesh.

Polaku 34-vjeçar ishte i shtruar në një spital në Japoni për shkak të një gripi, por pak ditë më parë ka shkuar përsëri aty për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në vesh.

Podolski është lajmëruar nga spitali, duke thënë se ai ndihet mirë, por ka nevojë për një pushim pas operacionit.

“Dëshiroja t’ju informoja të gjithëve që e kam kaluar me sukses operacionin dhe rikuperimi ka nevojë për kohë. Shpresoj që të shërohem shpejt. Mos harroni, unë jam një luftëtar”, ka shkruar gjermani në llogarinë e tij në Twitter.

Podolski deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në tetë paraqitje te Vissel Kobe, e që është njëri ndër lojtarët kryesorë.

Ai është duke u lidhur me një kalim në Meksikë, pasi kontrata e tij skadon në janar me skuadrën japoneze, ku luan së bashku me Andres Iniestan.