Eden Hazard pritet të jetë 7-shi i ri i Real Madridit

Eden Hazard pritet të jetë 7-shi i ri i Real Madridit

Eden Hazard e ka kompletuar ditë më parë transferimin te Real Madridi, duke e realizuar kështu ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Por, në mediat ndërkombëtare dhe nga tifozët e madrilenëve është diskutuar shumë se cilin numër do ta marrë belgun në fanellë.

Sipas raportimeve të fundit, Eden Hazard do ta bartë numrin shtatë në fanellë, numër ky që është bartur edhe nga lojtarët më të mirë të Real Madridit si, Cristiano Ronaldo, Raul Gonzales dhe Emili Butragueno.

Një fotografi u zbulua se belgu do ta ketë numrin shtatë në fanellë, e që natyrisht se do të pritet mirë nga tifozët madrilen.


Ky numër aktualisht i takon Mariano Diazit që u transferua te Real Madridi në verën e kaluar, por pa arritur të lë gjurmë.

Belgu 28-vjeçar u transferua te Los Blancos nga Chelsea për shumën e 100 milionë eurove, por që kjo shumë mund të shkojë deri në 120 milionë euro, nëse tregohet i suksesshëm në Bernabeu.