Alvin Karaqi është karateisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’.
Ai ka lindur më 7 mars 1993 në Koln të Gjermanisë, ndërsa garon në kategorinë -84 kg.
Sportisti jonë është pjesë e klubit Ippon nga Prishtina, ndërsa trajnohet nga Shqipe Zogiani.
Të arriturat:
Nënkampion evropian U-21 (2014)
Vendi i katërt në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’
Vendi i pestë në Kampionatin Evropian ‘Stambolli 2015’
Medalja e bronztë në Kampionatin Mesdhetar ‘Bari 2014’