Kanë mbetur më shumë se një muaj deri tek fillimi i festivalit muzikor “Sunny Hill”, i cili do të mbahet në Prishtinë.
Tashmë organizatorët kanë nisur të zbardhin emrat e këngëtarëve që do të performojnë më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun prishtinas të Gërmisë.
Një prej tyre është edhe një prej DJ-ve më të suksesshëm të Australisë, i cili është i njohur me shumë projekte muzikore.
Ndryshe, Dua Lipa këtë vit nuk do të performojë, por do të jetë vetëm si fanse gjersa do të shijojë muzikën e artistëve të tjerë.