Vinicius Junior beson se Kylian Mbappe nuk do të vonojë dhe do t’i bashkohet Real Madridit së shpejti, në një kohë kur thashethemet për kalimin e francezin në Madrid janë të vazhdueshme.
Ylli 18 vjeç i Real Madridit Vinicius foli për sulmuesin e Paris Saint-Germainit në një intervistë, duke i lartësuar aftësitë e tij, transmeton Gazeta Express.
“E ardhmja e Mbappes është në Real Madrid. Ai do të vijë së shpejti. E di se të gjithë tifozët e Real Madridit po ëndërrojnë për të”, tha Vinicius.
“Unë e adhuroj shumë atë, sepse ai ka fituar shumë tituj. Nëse vërtetë ai vjen në Real Madrid, atëherë do të jem shumë i lumtur”, shtoi ai.