Xhudistja kosovare pasi u eliminua në garën për ta fituar medaljen e artë, ka arritur me mjaft mjeshtëri të dalë e bronztë nga këto lojëra.
Xhudistja kosovare në garën për vendin e tretë arriti fitore nga gjermanes Luise Malzahn me ippon.
Kuka, e cila garon në kategorinë -78 kilogramë, i siguroi Kosovës medaljen e tretë në lojërat që po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Ndryshe, Majlinda Kelmendi fitoi të artën ndërsa Nora Gjakova siguroi medaljen e argjendtë pasi u mposht në finale.