Vera nuk ka ardhur për Angelina Jolien

Vera nuk ka ardhur për Angelina Jolien

Ajo është një dëshmi se të famshmit nuk duhet të ndjekin gjithmonë modën dhe të blejnë rroba të shtrenjta.

Aktorja e famshme shkoi për pazar me vajzën e saj, Shiloh dhe djalin, Nox dhe u vesh si në muajin nëntor dhe jo në qershor.

Një këmishë e zakonshme e bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona të zeza të kombinuara me këpucë ngjyrë kafe deri në gjunjë!

Aktorja, në kombinimin e saj të vjeshtës, e ka bërë të qartë se trendet e modës dhe rregullat i respekton ndoshta më pak se çdo vajzë e zakonshme, pasi që pak njerëz mund të veshin çizme në këtë kohë të vitit.

Angelina dhe fëmijët e saj vizituan një dyqan shumë këpucësh ku shikonte çizme me një çmim prej vetëm 10 dollarësh.

Ndryshe, artistja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave.