Barca kontakton Neymarin, por PSG-ja kërkon së paku 200 milionë euro

Barcelona dhe Neymar kanë në nisur kontaktet e para. Kanë filluar edhe bisedimet mes klubit katalunas dhe PSG-së.

Por negociatat do të zgjasin shumë. Marrëveshja, nëse arrihet, do të marrë disa javë për t’u materializuar. Të paktën, kjo është ajo që parashikojnë drejtuesit e spanjollëve.

Neymar dëshiron të largohet nga PSG. Të gjithë e dinë këtë. Dhe klubi francez e di këtë, por jo me çfarëdo çmimi. Jo për më pak se 200 milionë euro.


Barça ka rifilluar bisedimet me brazilianin para se të mbyllet afati kalimtar i verës dëshirojnë të përforcojnë repartin e sulmit. Bisedimet do të jenë të gjata për shumë arsye. Sepse Barcelona ka nevojë për para në mënyrë që të përmbyll transferimin e brazilianit, por lojtari duhet të bëjë shumë sakrifica, jo vetëm ekonomike, për t’u kthyer në Camp Nou.

Edhe pse ka bisedime midis palëve dhe të gjithë duan të arrijnë një marrëveshje, blaugrant sigurojnë se ende nuk ka marrëveshje me futbollistin dhe se, ndoshta, është përforcimi i fundit për t’u mbyllur.

Ndryshe, Neymar ishte transferuar vite më parë te francezët për shumën rekord botëror prej 222 milionë eurove.