E konfirmon Sassuolo: “Barcelona ka vendosur ta blejë Boatengun”

E konfirmon Sassuolo: “Barcelona ka vendosur ta blejë Boatengun”

Kevin-Prince Boateng nuk do të kthehet te Sassuolo, po nuk do të qëndrojë as te Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori gjeneral i Sassuolos, Giovanni Carnevali.

Ai ka konfirmuar se Barça ka vendosur ta përdorë klauzolën e blerjes së futbollistit, dhe më pas do ta huazojë te ndonjë klub tjetër i La Ligas.

Ai nuk do të kthehet, ata (Barcelona) do ta blejnë atë dhe do ta dërgojnë në huazim te ndonjë klub tjetër i La Ligas”, tha Carnevali.

Barça i befasoi të gjithë me afrimin e Boatengut në afatin kalimtar të janarit, ndërsa tani ka shpërthyer “Twitteri” për blerjen e mundshme të 32-vjeçarit.

Boateng e ka veshur vetëm katër herë fanellën e kampioneve të Spanjës.