Skuadra portugeze është duke menduar t’i bëjë disa transferime gjatë kësaj vere, mirëpo ka humbur edhe disa lojtarë pa përfituar asgjë.
Porto i ka humbur gjashtë lojtarë me parametra zero, pasi kontrata e tyre ka skaduar dhe ata kishin konfirmuar para se të përfundonte sezoni i kaluar se nuk do ta rinovojnë kontratën.
Nga klubi portugezë janë larguar lojtarët, si Yacine Brahimi, Hector Herrera, Maxi Pereira, Hernani Fortes, Adrian Lopez dhe Fabiano Freitas.
Natyrisht se largimi i këtyre gjashtë lojtarëve është një lajm aspak i mirë për Porton, pasi do të mund të merrte së paku 150 milionë euro nga shitja e tyre.