• E mërkurë / Nov-13 20:50
  • Kontakt

Xherdan Shaqiri: Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit

Xherdan Shaqiri: Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit

Xherdan Shaqiri ka mbetur i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit, trupi i së cilës u lokalizua 204 metra në thellësi të liqenit ku u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar në mbrëmje.

rupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u lokalizua në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali, pasditen e së martës.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Shaqiri, një tjetër shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, është i tronditur nga ajo që ka ndodhur.

“Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit. Unë dhe familja ime i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmeve të Ismailit”, shkroi Shaqiri në Facebook.   

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.