Duhanpirja i dëmton sytë dhe e shton rrezikun për verbim të plotë

Duhanpirja i dëmton sytë dhe e shton rrezikun për verbim të plotë

Ekspertët mjekësorë britanikë kanë paralajmëruar se miliona njerëz janë duke i rrezikuar sytë e tyre përmes duhapirjes. Sidoqoftë, sipas një sondazhi të Shoqatës së Optometristëve, vetëm 20 për qind e njerëzve në Britani janë të vetëdijshëm se duhanpirja mund ta shkaktojë verbimin.

Mjekët thonë se personat që pijnë duhan ka dyfish më shumë gjasa të verbohen, në krahasim me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Kjo ndodh për shkak se duhanpirja mund të shkaktojë dhe të rëndojë disa sëmundje të syve.

Tymi i duhanit përmban materiale të dëmshme kimike që mund t’i irritojnë dhe dëmtojnë sytë. Për shembull, plumbi dhe bakri mund të grumbullohen në lente, duke e shkaktuar kataraktin.

Duhanpirja mund t’i dëmtojë sytë e personave që kanë probleme me ta për shkak të diabetit, duke i dëmtuar enët e gjakut që ndodhen në pjesën e pasme të syrit.

Personat që pinë duhan janë tri herë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet që lidhen me plakjen, duke bërë që ata të mos mund t’i dallojnë hollësitë e objekteve gjatë shikimit.

Për më tepër, ata janë 16 herë më të rrezikuar të verbohen për shkak të neuropatisë optike, kur bllokohet furnizimi i syve me gjak.

Në sondazhin me dy mijë persona të rritur, vetëm 18 për qind e tyre ishin të vetëdijshëm se duhanpirja shkakton rritje të rrezikut për verbim, ndërsa 76 për qind e tyre e dinin se duhanpirja është e lidhur me sëmundjen e kancerit, shkruan “BBC”,