Gazetrët Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti e konfirmojnë lajmin se Buffon do të jetë në Torino.
Sipas lajmeve Buffon do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me Bianconerët.
Portieri 41 vjeçar e kaloi një sezon te Paris Saint-Germain, por që u kthye që ta mbyll karrierën te Zonja e Vjetër.
Ai i ka 656 paraqitje nga viti 2001 deri më 2018, ku i fitoi nëntë tituj kampioni.