Dhimbja kryesisht fillon në gjoks, por shumë shpejt mund të shpërndahet në duar, në mjekër, qafë, shpinë apo bark.
Sulmi në zemër mund të jetë fatal, prandaj është e nevojshme që njerëzit t’i kuptojnë mirë faktorët që e rrisin rrezikun.
Faktorët e caktuar të stilit të jetesës që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër veçse dihen, por një studim i ri ka zbuluar edhe një lidhje interesante me ambientin që ju rrethon.
Sipas hulumtimeve preliminare nga shkencëtarët amerikanë, ekspozimi në ambient të zhurmshëm e rritë rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru duke ndikuar në aktivitetin e regjionit të trurit që përfshihet në reagimin ndaj stresit.
Ky reagim pastaj promovon inflamacion të enëve të gjakut, e që është shkaktar i zakonshëm i sulmeve të zemrës.
Pra, sipas zbulimeve, personat që vazhdimisht i ekspozohen zhurmave të mëdha janë më të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe të trurit, pavarësisht a i kanë edhe faktorët tjerë të rrezikut.