Këtë të premte, De Jong për herë të parë do të zbresë në “Camp Nou” dhe do ta veshë fanellën e Barcelonës.
Jo vetëm te Barcelona, të lumtur me këtë transferim janë edhe në Holandë.
Për t’i treguar edhe njëherë tifozëve të Barcelonës, por edhe klubit se çfarë lojtari kanë blerë, Ajaxi bleu disa faqe të gazetave (Sport dhe Mundodeportivo), për t’i uruar fat futbollistit.
Mesazhet e Ajax nëpër faqet e paguara të gazetave: “Shumë fat, Frenkie” dhe “Barça, shijojeni të ardhmen ashtu siç kemi bërë edhe ne”.
Por, mediat nuk janë i vetmi vend ku Ajaxi dërgoi mesazhe.
E gjithë Amsterdami ka vendosur të kalojë ekskluzivin e tij përmes qytetit të Barcelonës në një autobus të madh me të njëjtin mesazh si në shtyp: “Barça, shijojeni të ardhmen ashtu siç kemi bërë edhe ne”.
Ajax nuk e harron De Jongun që e pret një e ardhme e ndritur dhe i uron fat edhe përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”.