AC Milani e konfirmon: Më 10 gusht do të jemi në Kosovë, do të luajmë me Feronikelin

Tashmë edhe klubi i madh italian AC Milan e ka konfirmuar ardhjen në Kosovë për miqësoren ndaj kampionit aktual, Feronikelit.

Klubi kosovar e kishte konfirmuar më parë miqësore, ndërsa vetëm sot Milani e ka bërë një gjë të tillë përmes faqes zyrtare.

“AC Milan dhe FC Feronikeli janë të lumtur t’iu njoftojnë se të shtunën, më 10 gusht , në orën 20:45 (ora lokale) ata do të marrin pjesë në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokkri”, Prishtinë, Kosovë”.


“AC Milan do të luajë kundër Klubit të kryesuar nga Kryetari, Naser Ramaj, klub i cili u themelua në vitin 1974 dhe aktualisht luan në nivelin më të lartë të Kosovës, Superliga e Futbollit të Kosovës”.


“Në sezonin 2014-15, ata fituan Kampionatin e tyre të parë, duke e mbrojtur me sukses titullin vitin e ardhshëm”.

“Sezonin e kaluar, skuadra e fitoi titullin e ligës për herë të tretë me ekipin e trajnuar nga Zekirija Ramadani që e kualifikoi për raundet preliminare të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori”.

“Ndeshja më 10 gusht, është pjesë e një programi më të gjerë veror të ndeshjeve miqësore që do të shohin edhe AC Milan që merr pjesë në turneun e ICC në SHBA dhe Cardiff”.


“Kjo ndeshje do tu jep mundësi tifozëve të futbollit, sidomos tifozëve lokalë të rossonerëve, për të qenë pjesë e ndërtimit të sezonit të ri’, thuhet në njoftimin e klubit.

Kjo ndeshje do të transmetohet ekzkluzivisht në RTV Dukagjini.