Vitin e kaluar ishte pranë largimit nga Bayern Munich. Robert Lewandowski kishte kërkuar nga klubi gjerman që ta lërë të lirë, por drejtuesit e Bayernit nuk ishin pajtuar.
Tani ka ndryshuar situata krejtësisht. Sipas Sky Sport, Lewandowski dhe Bayern Munich janë pajtuar për rinovimin e kontratës.
Sky Sport raporton se kampioni i Bundesligës tashmë ka negociuar me reprezentuesin e Lewandowskit, Pini Zahavi, dhe palët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, që i skadonte në vitin 2021.
Lewandowski do ta hedhë të zezën mbi të bardhë deri më 2023.
30-vjeçari është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014. Ai ka bërë 242 paraqitje për bavarezët dhe ka shënuar 191 gola.