Bayerni rikthen interesimin për Sane

Bayern Munichu ka filluar sot (8 korrik) stërvitjet për ndeshjet parasezonale, derisa kanë 17 lojtarë në skuadër.

Niko Kovac ka bërë të ditur ditë më parë se ka nevojë edhe për katër lojtarët të tjerë, të cilët bavarezët do t’i kërkojnë në këtë afat kalimtar.

Skuadra gjermane është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City po i kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.


Bayerni fillimisht zbehu interesimin për anësorin gjerman, mirëpo tani është rikthyer sërish me një ofertë të përmirësuar.

Kampionët e Bundesligas kanë bërë javë më parë një ofertë rreth 80 milionë eurosh, ndërsa tani po planifikojnë të ofrojnë 90 milionë.

Bavaraezët janë në garë po ashtu edhe për transferimin e Ousmane Dmbeles nga Barcelona dhe Cengiz Underit nga Roma, derisa ky i fundit duket si opsion më i mundshëm për t’u realizuar.