Reali me këtë veprim e konfirmon të ardhmen e James

Napolit i janë rritur gjasat për transferimin e mesfushorit të Real Madrid, James Rodriguez.

Ylli kolumbian pas dy sezoneve të kaluara te Bayern Munich në Bundesligë, është rikthyer te Real Madrid, por nuk do të mbetet pjesë e kësaj skuadre, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Se James do të largohet, e konfirmon e lënie jashtë skuadrës që i është bërë për përgatitjet para sezone.

James nuk do të jetë pjesë e listës prej 29 lojtarëve të Real Madrid, që janë ftuar për ndeshjet para sezonale.

Real Madrid do të takohet me Bayern Munich, Arsenal dhe Atletico Madrid, në tri ndeshje përgatitore.

Në anën tjetër, mediet në Itali, vazhdojnë të raportojnë se negociatat mes Real Madridit dhe Napolit kanë përparuar mirë, me lojtarin që duket pranë transferimit në Serie A.