Nëse ndodh kjo gjë, Neymar largohet nga PSG

Neymar do të lejohet të largohet nga PSG, nëse në drejtim të klubit francez shkon oferta e duhur.

Ylli brazilian është pjesë e spekulimeve të mëdha këtë afat kalimtar, ku po përflitet për një rikthim te Barcelona.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka deklaruar se kampionët e Ligue 1 do të lejojnë largimin e Neymar, nëse në drejtim të klubit vjen oferta e duhur.

“Neymar mund të largohet nga PSG, nëse ka një ofertë që iu përshtatet të gjithëve”, ka deklaruar Leonardo për Le Parisien.

“Por deri më sot, nuk e dimë nëse dikush dëshiron ta blejë atë ose me çfarë çmimi”.

Neymar te PSG është transferuar në verën e vitit 2017, për 222 milionë euro.