• E mërkurë / Nov-20 10:24
  • Kontakt

Hysaj është pothuajse i Atletico Madridit

Hysaj është pothuajse i Atletico Madridit

Atletico Madridi pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt transferimin e Elseid Hysajt. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur të largohet nga Napoli dhe mediat spanjolle shkruajnë se në orët apo ditët në vazhdim “Los Colchoneros” do ta angazhojnë përfaqësuesin shqiptar

Eksperienca e Elseid Hysajt në Napoli pothuajse ka marrë fund, shkruan Gazeta Express.

Qe disa javë flitej për një largim të mundshëm të përfaqësuesit shqiptar nga “San Paolo” dhe kjo gjë pritet të ndodh shumë shpejt.

Në fakt, mbrojtësi i djathtë tashmë i ka valixhet gati dhe është afër largimit.

Ai po e pret vetëm arritjen e marrëveshjes dhe më pas transferimin në Atletico Madrid.


Mediat italiane ndërkohë shkruajnë se bisedimet janë zhbllokuar në orët e fundit.

Sipas “La Repubblica”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes në mes të klubit italian dhe atij spanjoll për transferimin e futbollistit shqiptar.

I lindur në vitin 1994, Hysaj nuk ishte në planet e trajnerit Carlo Ancelotti sezonin e kaluar, prandaj vendosi të largohej për të mos përfunduar prapë në bankinë.

Në orët apo ditët në vazhdim, Hysaj pritet të përfundojë në ekipin e Diego Simeones.