Interi e ka zëvendësuesin e Lukakut nëse dështon transferimi i belgut

Interi e ka zëvendësuesin e Lukakut nëse dështon transferimi i belgut

Romelu Lukaku është objektivi madhor i Interit për repartin ofensivë.

Belgu ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar Interit, por Manchester United nuk po e liron lehtë.

Djajtë e Kuq po kërkojnë 85 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin e Belgjikës.

Interi po mendon të heqë dorë nga Lukaku pasi nuk është në gjendje të paguajë shumën e kërkuar nga United.

Në rast se nuk transferohet Lukaku, atëherë Neroazzurët kanë zëvendësuesin e tij e që është kroati Ante Rebic.

25-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Antonio Conte që e ka kërkuar edhe më parë atë.

Rebic ka një kontratë me Eintracht Frankfurtin deri në vitin 2022, por që mund të largohet nga aty për 45 milionë euro.