Roma siguron shërbimet e mbrojtësit Mancini

Roma siguron shërbimet e mbrojtësit Mancini

Gianluca Mancini përfundimisht do të jetë një futbollist i Romës.

Edhe pse Milani ditëve të fundit është futur në garë për lojtarin, Roma ka arritur të mbyllë marrëveshjen me Atalantën.

Gianluca di Marzio ka raportuar se Giallorosët kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit për 20 milionë euro.

Gjithsesi shuma do të rritet pasi Roma do t’i paguajë edhe katër milionë euro të tjera në formë bonusesh.

23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Romën pasi javë më parë kishte arritur marrëveshje personal.

Mancini te Roma do të fitojë një pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove në stinor.

Reprezentuesi italian pati një vit të shkëlqyeshëm te Atalanta ku në 35 ndeshje me klubin ka shënuar gjashtë gola.