Griezmann: Jam i lumtur që do të luaj me Messin

Griezmann: Jam i lumtur që do të luaj me Messin

Antoine Griezmann mezi pret të stërvitët çdo ditë me Lionel Messin, përkrah të të cilit është i lumtur që do të luajë në fanellën e Barcelonës.

Griezmann do të prezantohet sot si lojtar i Barcelonës sot gjatë ditës, pasi klubi katalonas e pagoi klauzolën e tij prej 120 milionë euro ditë më parë.

Sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Barçën dhe thotë se i është bashkuar kampionit spanjoll për t’i fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

“Është kënaqësi të luaj përkrah Messit. Ky është një klub i madh dhe mezi pres të punoj me bashkëlojtarët e tij dhe trajnerin”, tha Griezmann.

“Synimi është të fitoj gjithçka, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.