Diplomon Arta Nitaj, kryen me sukses studimet në Fakultetin Juridik

Diplomon Arta Nitaj, kryen me sukses studimet në Fakultetin Juridik

Bukuroshja Arta Nitaj ka përfunduar me sukses studimet.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory, ku shfaqet duke pranuar tortën e diplomimit.

“Zyrtarisht e diplomuar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik.

Më pas, ajo ka hedhur edhe një fotografi, ku shihet pranë të ëmës së saj, së cilës i jep një përqafim teksa i bën dedikim emocionues.

“E dashur nënë, të vlerësoj shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ku shfaqet me të ëmën.

Arta Nitaj u bë e famshme pas shfaqjes në serialin “O Sa Mirë”, ndërsa tani vazhdon të jetë edhe moderatore e “Duelit Sportiv” në RTV Dukagjini.