• E mërkurë / Jul-15 08:30
  • Kontakt

Studimi: Meshkujt lajnë më pak duart se femrat pasi përdorin tualetin

Gratë janë më të prira të lajnë duart pasi përdorin tualetin sesa meshkujt, sipas një studimi të ri.

Një studim i çastit analizoi derën e zyrave të një ndërteseje të madhe në Londër, duke zbuluar se dera e tualetit për meshkuj mbante gjashtë herë më shumë baktere sesa ajo e femrave.t.

Studimi më i fundit zbuloi se dera e banjos së meshkujve përmbante katër herë sasinë e baktereve në një vend tualet mesatar, që ka gjasa të pastrohej më rrallë.

Kjo mund të rrisë rrezikun që bakteret të kalojnë në stomak nga sipërfaqja e ndotur.

Duke iu përgjigjur hulumtimit nga kompania ‘Hygiene Initial Washroom Hygiene’, eksperti Sally Bloomfield, profesor nderi i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë së Londrës, tha: “Ne e dimë nga hulumtimi ynë se gratë kanë tendencë të praktikojnë higjienë më të mirë dhe të lajnë duart më shpesh pas përdorimit të banjos”.

“Higjiena e duarve është e rëndësishme, pasi dyert preken edhe nga persona të tjerë”, potencoi tutje Bloomfield.